Ilustruese

LEZHË- Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Ishull Lezhë në aksin Lezhë Milot. Burime për Top Channel bëjnë me dije se si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur një person.

Mësohet se viktima i identifikuar si Gjon Kola, 65 vjeç, është përplasur nga një makinë, teksa ecte në këmbë. Drejtuesi i makinës është larguar nga vendi i aksidentit.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA