Shiko Kush LUAN/ Sipas Orgesa Zaimit këto dy vajza VIP shqiptare janë “të paaftat”e showbizit

28/11/2020 23:42

Në pjesën e të fundit të emisionit, këtë herë u bë loja “Ndaje ose pi raki” në të cilën të gjithë të ftuarit bashkë me kapitenët, Fifin dhe Luanën u mblodhën rreth një sofre shqiptare.

Njërës nga të ftuarave Orgesa Zaimi iu bë kjo pyetje: “ Je shprehur pak kohë më pare nëpërmjet një statusi në rrjete sociale se të paaftët në këtë vend vlerësohen më shumë se ty. Por sot në “Shiko Kush LUAN” duam të na thuash dy emra të këtyre të “paaftëve” që realisht të indinjuan. Ndaje sot me ne ose pi raki…”

Përgjigjja e Zaimit ndaj kësaj pyetjeje ishin dy emra vajzash. Njëra prej tyre Kallashi e për tjetrën u shpreh me emrin Linda.

Paçka se nga salla u mendua që janë përdorur shpesh si emra,e mbase kjo përgjigje e Zaimit nuk ishte e sinqertë, këngëtarja qëndroi sërish në të njëjtin mendim që ndau me ne në fillim.

Top Channel