“Marre, i thu vetes divë e s’di me këndu ‘live’!” U tha se “thumboi” Adelina Ismailin, Korab Shaqiri shpjegon të vërtetën në Shiko Kush LUAN

28/11/2020 23:54

Korab Shaqiri ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

Ditët e fundit në median online lajmi që mori dhenë ishte “përplasja mes dy artistëve Adelina Ismailit dhe Korab Shaqirit, teksa thuhej se ky i fundit e kishte “thumbuar”.

”Avv diva i thu vetes e nuk di këngën tënde ta këndosh live, marre. Mjer kush t’dëgjon ty moj vajzë”, ishin fjalët e Korabit në Instastory, mirëpo në sfidën “Ndaje ose pije” Shaqiri zbuloi të vërtetën e këtyre thashethemeve.

Ai zbuloi se këto lajme që bënë bujë pak ditë më pare janë “fake” dhe jo të dhe se nuk janë këto fjalë për këngëtaren Adelina Ismaili

Top Channel