Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, kanë pritur sot në takim për festën e 28 Nëntorit Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota”.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, kanë pritur sot në takim për festën e 28 Nëntorit Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota”.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka uruar ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota” për përvjetorin e themelimit, derisa ka uruar edhe festën e Flamurit.
“Ne të gjithë jemi rrit me vallet e ansamblit “Shota” ndoshta në vite ku ndjenjat kombëtare janë të shprehura në këtë formë përmes ansamblit dhe përmes këngëve e valleve, përmes tregimeve të ndryshme. Ju përgëzoj për organizimin e këtyre aktiviteteve tash në kohë të pandemisë i kemi reduktuar bukur shumë, por besoj që kjo ditë është e veçantë për secilin shqiptar. Kështu që unë shfrytëzoj rastin për t’iu përgëzuar të gjitha gjeneratat e ansamblit “Shota” deri më tash për aktivitetin e jashtëzakonshëm, për punën e jashtëzakonshme që keni bërë deri më tani, sepse e mbani njëfarë shpirti, fryme të patriotizmit kombëtar me të cilin identifikohemi të gjithë”, tha ai.
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka përgëzuar për punën ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe i ka uruar ata për përvjetorin e themelimit.
Ndërsa, Fahredin Spahia nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”, ka falënderuar ministren Dumoshi për mbështetjen dhënë atyre. Ai është shprehur i lumtur se MKRS do të angazhohet që të hartohen statutet e institucioneve kulturore.
“Kemi obligim moral, profesional, kombëtar që pasurinë tonë popullore, shpirtërore ta prezantojmë sa më mirë kudo që jemi. Realisht ne çdo herë e kemi konsideruar vetëm edhe si ambasadorë të kulturës kudo që shkojmë në botë. Prandaj, ju falënderoj për mbështetjen, pres që puna të avancohet, pres që jo vetëm ansambli “Shota” po të gjitha institucionet e kulturës të avancojnë në statutin e vet dhe në krijimin e kushteve sa më të mira. Kështu që, unë kam dëshirë që vërtetë me këtë lajm të jashtëzakonshëm që na e tha edhe ministrja edhe në koncertin para dy ditësh. Kjo është fryma më e mirë dhe ky është lajmi më i mirë për festën e Flamurit”, tha ai.
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota” në nderim të 28 Nëntorit kanë performuar këngë dhe valle të ndryshme para ndërtesës së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Top Channel