Gjiko iu bëri DISS nga “Shiko Kush LUAN”, tani Blunt dhe Real 1 ia kthejnë kështu!

28/11/2020 23:46

Gjiko i ftuar në “Shiko Kush LUAN” pak javë më pare u vendos para sfidës “Paintball” dhe iu bëri diss “live” nga emisioni dyshes Blunt dhe Real1.

“Gjith i njejt Gjiki, kurr’ s’i prishet tripi. E marr Zhiten e qes n’Blunt, e smokiti”, ishin këto fjalët që reperi u kushtoi drejt “Shaolin Gang”.

Mirëpo sonte të ftuar në emisionin “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën ishin të ftuar dy reperët dhe reaguan ndaj reperit Gjiko duke gjuajtur foton direkt pasi dëgjojnë emrin e Gjikos në sfidën e “Paintball”.

Madje Real grisi edhe foton e tij e cila ndodhej në tabelë mes emrave të tjerë të famshëm dhe më pas Blunt thotë se tanimë ai nuk ekziston më pasi fotoja e reperit u gris fare..

Top Channel