Blunt dhe Real 1 në “Shiko Kush LUAN”: “Nuk flasim me Noizyn dhe Tuna i ka “fake” të gjitha!”

28/11/2020 23:50

Në puntatën e 10 të “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën të ftuar ishin dy reperët e njohur shqiptar Blunt dhe Real 1.

Siç i ka hije të dyve ju bë një lojë e dedikuar e nuk kishte si të shkonte ndryshe,për dyshen u vendos të bëhej loja “Paintball”.

Në një ndër pyetjet ishte se këngët e cilit personazh nuk dëgjojnë e në momentin e parë që u del rastësisht në radio një këngë e tyre,ndryshojnë kanal ata goditën dy këngëtaret e njohura Kidën dhe Tunën.

Por këtë të fundit nuk e goditën vetëm një herë pasi pyetjes: “Cilës prej vajzave në tabelë nuk i bin xhinset tamam se i ka “fake” të gjitha?”
Përgjigjja e tyre ishte Tuna. Nuk dihet nëse ka një debat mes tyre, por duket se po.

Ndërkohë nga ana tjetër në një tjetër pyetje lidhur me personazhin që dy këngëtarët nuk flasin përgjigjia e tyre nëpërmjet goditjes me armë ishte emri i rreperit Noizy. Por në fund të përgjigjes së tyre kur u pyetën se përse kjo zgjedhje, Blunt dhe Real 1 na shpjeguan se janë në rregull me të gjithë dhe kjo është thjesht një lojë.

Top Channel