26/11 16:16
Dënohen me burgim drejtuesit e kompanisë së naftës Citgo të cilët ishin arrestuar në vitin 2017 në Venezuelë.
Gjykata e Lartë e Venezuelës, dha dënimin me 8 vite e 10 muaj burgim për 5 drejtues dhe 13 vite për një drejtues të kompanisë Citgo e cila është filiali në SHBA i kompanisë shtetërore venezueliane të naftës PDVSA.
Tomeu Vadell, Jose Luis Zambrano, Alirio Zambrano, Jorge Toledo, Gustavo Cardenas dhe Jose Pereira u arrestuan pasi u ftuan në kryeqytetin Caracas në vitin 2017.
Bëhet e ditur se 6 drejtuesit prej të cilëve 5 me shtetësi amerikane dhe njëri me leje të përkohshme qëndrimi në SHBA u gjykuan me akuzat për “korrupsion” dhe “dëmtimin e shtetit”.
Top Channel