“Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”/ Shpërthim në një vullkan në Indonezi, autoritetet paralajmëruan banorët

27/11/2020 11:07

Një shpërthim ka ndodhur në Vullkanin Ili Lewotolok në rajonin Lembata të provincës Nusa Tenggara Lindore të Indonezisë.

Qendra e Vullkanologjisë dhe Zbutjes së Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) njoftoi se hiri dhe tymi janë ngritur në lartësi 500 metra nga krateri i vullkanit pas shpërthimit që ka ndodhur në orët e mëngjesit. Autoritetet informuan se shpërthimi ka zgjatur për rreth dy minuta dhe paralajmëruan banorët që të mos veprojnë në një zonë prej 2 kilometrash katrorë përreth vullkanit.

Autoritetet po ashtu kanë ngritur alarm të nivelit të dytë (waspada) pas shpërthimit.

Sistemi i alarmit vullkanik në vend përbëhet nga katër faza: “jeshile” (normale), “e verdhë” (waspada), “portokalli” (siaga) dhe niveli më i lartë, “i kuq” (awas). Indonezia gjendet zonën e quajtur “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku vullkanet dhe tërmetet janë të shpeshta, ndërsa vendi ka 127 vullkane aktive.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA