Marija Obradović, ministre e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal në Serbi refuzoi në seancën plenare të Parlamentit të Serbisë, propozimin e Kuvendit Komunal të Bujanovcit, që Gent Cakaj, ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanovcit, bashki në Luginën e Preshevës. 

Një njoftim i Ministrisë së Jashtme citon ministren Obradović të ketë paraqitur në parlamentin serb propozimin e 26 këshilltarëve komunalë të Bujanovcit, që kanë vepruar në mënyrë ligjore dhe si ministre do të duhej të nënshkruaja propozimin” citohet të ketë thënë ajo në seancë plenare.

“Por unë kam nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet, propozimi i Kuvendit Komunal të Bujanocit, që ministri shqiptar, Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit”, është shprehur  Obradović.

Njoftimi bën me dije se sipas Ministres, shkak për refuzimin e propozimit të sipërpërmendur janë “deklaratat dhe akuzat e vazhdueshme të Cakajt ndaj Serbisë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Ministri Gent Cakaj ka deklaruar se gjatë luftës në Kosovë, Serbia është përgjegjëse për vrasjen e mijëra shqiptarëve, për deportimin e miliona shqiptarëve dhe djegien e mijëra shtëpive. Nuk mund të nënshkruaj një dokument për një ministër shqiptar që akuzon Serbinë. Ndërkohë që jam e vetëdijshme që ministri Cakaj i ka ndihmuar shqiptarët për krijimin e koalicionit për zgjedhjet parlamentare,”citohet të ketë thënë Marija Obradović.

Bujanovci është njëra nga tri bashkitë në Luginën e Preshevës, në Serbinë Jugore, në kufi me Kosovën dhe Maqedoninë, ku jeton komuniteti më i madh i shqiptarëve nën administrimin e Serbisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA