Operacioni “Kështjella”/ U sekuestruan 4.2 kg heroinë, arrestohet një tjetër shtetas i implikuar

27/11/2020 09:52

Në një operacion të koduar ‘Kështjella’ janë sekuestruar ditën e djeshme 4.2 kg heroinë dhe 1039.5 gramë kanabis. Droga ishte e fshehur në një furgon që po transportonte lëndë drusore dhe u kap nga uniformat blu të qytetit në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Policia bën me dije se një tjetër person, shtetasi Gazmir Harremi është vënë në prangat e policisë në kuadër të këtij operacioni.

Si rezultat i hetimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi Gazmir Harremi , 36 vjeç, banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, pasi dyshohet se shtetasi G. B., i cili është arrestuar ditën e djeshme, e siguronte lëndën narkotike nga shtetasi Gazmir Harremi.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Njoftimi i policisë/ Elbasan

Vijon operacioni “Kështjella”.

Kapet dhe vihet në pranga dhe 1 tjetër shtetas i implikuar.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Kështjella”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, si rezultat i të cilit u arrestua 1 shtetas dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 4 kilogram e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1039.5 gramë kanabis, automjeti që u gjetë lënda narkotike dhe 4 aparate celular ka vijuar puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Si rezultat i hetimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, pasi dyshohet se shtetasi G. B., i cili është arrestuar ditën e djeshme, e siguronte lëndën narkotike nga shtetasi G. H.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA