Hoti: Nuk ka marrëveshje me Serbinë për vizitat e zyrtarëve serb në Kosovë

27/11/2020 14:05

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mohuar se është arritur marrëveshje mirëkuptimi në mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat e zyrtarëve të lartë serb.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se këto informata janë të pavërteta.

“Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta.
Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet”, ka shkruar Hoti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA