Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 112 pacientë të infektuar me COVID-19.
2 pacientë janë në respiratorë, ndërsa 87 të tjerë janë në oksigjenoterapi. Ndërkaq siç njoftojnë nga spitali, 20 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“8 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. 112 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në respiratorë, 87 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta, 20 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 208 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësore dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.
Top Channel