Zyrtare nga FSHF/ Ndeshja e Kombëtares Shqiptare të Femrave, trajneri dhe 2 pjesëtarë me Covid-19

26/11/2020 13:22

Trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima, futbollistja Mimoza Hamidi dhe përgatitësi atletik i kombëtares, Alban Shala kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në testet e kryera para ndeshjes së eliminatoreve të Evropianit ndaj Qipros.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se trajneri dhe dy anëtarët e tjerë të skuadrës janë vendosur në karantinë dhe nuk do të jenë me Kombëtaren në sfidën e së premtes.

Grima, Hamidi dhe Shala janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë shfaqur simptoma. Të tre anëtarët e skuadrës përfaqësuese do t’i nënshtrohen sërish testeve me tampon pas dy ditësh.

Ndërkaq, pjesa tjetër e Kombëtares kanë rezultuar negativë në testet Covid-19.

 

Top Channel