Koha e kaluar që prej 26 nëntorit të 2019 nuk e ka zbehur dhimbjen e Ilijas babait të Xhesika Biqikut. Jeta e parë e humbur nga tërmeti në Tiranë.
I vetëm i ulur përpara pallatit që i mori jetën 20 vjeçares, Ilija trazon kujtesën me fotografitë e mbyllura në valixhen e shtrenjtë për të.
Në 8760 orë të mbushura me dhimbje momentet e lëkundjeve të forta te 26 nëntorit nuk është e lehtë të harrohen.
Nga dhimbja e një të rrituri, shenja që i ka lënë një fëmije tërmeti, nuk është fshire. Ergi vogëlushi 8 vjecar përjetimet i ka hedhur në letër pasi nga jashtë shihte shtëpinë e tij në Durrës të shkatërrohej.
Për gjyshin 69 vjeçar, Afrim Kalanë të rikthehesh një vit pas tërmetit në pallatin e dëmtuar është e papranueshme të shikosh se asgjë nuk ka ndryshuar. Rrënojat janë po aty sikur sapo ka ndodhur tërmeti.
Kristi Gongo
Top Channel