Të 45 kopshtet e Tiranës janë bërë bashkë në këtë kopsht me flamur dhe lule, që po merr formë dalëngadalë dhe që do të jetë gati në 108 vjetorin e Festës së Flamurit.
1 ose 2 fëmijë nga çdo kopsht vijnë të shoqëruar nga edukatoret dhe mbjellin lule rreth e qark flamurit kuqezi, që e kanë krijuar, duke ngjyrosur tapa shishesh.
Shqipëria është më e bukura në botë. Ka natyrë me diell.
Fëmijët janë angazhuar në maksimum dhe na duket sikur këta ndezin shkëndijën e shpresës dhe jetës.
Këto janë punime dhe piktura të shokëve të mi.
Flamuri ynë është më i bukuri në botë.
Marigoja e qëndisi atë.
Ka qenë një festë e pazakontë këtë vit, por fëmijët janë gëzimi dhe vazhdimësia. Në kopshtin tonë u harrua për pak pandemia.
Top Channel