Rita Ora feston 30-vjetorin e lindjes, e ëma i poston foton nga fëmijëria dhe e uron në shqip (FOTO)

26/11/2020 16:39

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, feston sot 30-vjetorin e lindjes. Në mesin e urimeve të marrë nga mijëra fansa, kolegë, të afërm e miqtë, qëndron ajo e nënës së saj, Verës.

Ajo ka postuar në rrjete sociale një fotot të vjetër të vajzës së saj. Në pozën e “ëmbël” të Ritës shkrepur nga fëmijëria, mamaja e këngëtares shkruan:

“Mami s’kishte asgjë kur u shpërngulëm në Mbretërinë e Bashkuar. S’mund të flisja gjuhën, kisha vetëm familjen time. Kualifikime për mjeke por jo punë!

Pavarësisht çdo vështirësie me të cilën na përballi jeta, ne ia dolëm dhe ti shkëlqeve! Arrite të bëhesh shembulli i kaq shumë vajzave të tjera, duke i treguar se ëndrrat mund të bëhen realitet me shumë punë dhe vendosmëri. Të dua dhe të uroj gëzuar ditëlindjen Rita Pita! Urime ditëlindjen nana!”- ka përfunduar ajo në shqip.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel