Pësoi ndryshim në trup, e dashura e Feros e pranon: Ndikon në shëndetin mendor

26/11/2020 17:00

Modelja Arbenita Ismajli është bërë e njohur për publikun për shkak të lidhjes me reperin Fero, por edhe për format e saj elegante.

Arbenita së fundi ka poastuar në “Instagram”, një foto ku shfaqet në dy forma të ndryshme.

Në foton e krahut të majtë ajo duket pak më e shëndetshme, ndërsa në foton e djathtë shihet qartë rënia në peshë.

Arbenita ka shtuar se ndryshimi e ka prekur edhe në shëndetin mendor.

“Humbja e peshës më ndikon kaq shumë në shëndetin mendor! Por besoj se disi duhet të pranoj sesi trupi im ndryshon ndonjëherë”, shkruan modelja.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel