Për kurim në Turqi, trajneri i Kukësi reagon pas infektimit me koronavirus

26/11/2020 14:59

Trajneri i Kukësit Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e djeshëm drejt Turqisë, për shkak të gjendjes së tij të rënduar pas infektimit me Covid-19.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi i Kukësi, ku njofton se gjendja e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit.

Një ditë pas transportit të tij në Turqi trajneri i Kukësit Skënder Gega, ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale.

Gega i falenderon të gjithë për mesazhet që i kanë dërguar, ndërsa e përshkruan si një moment të vështirë të jetës së tij. Ai thotë se tani është drejt përmirësimit.

REAGIMI I SKËNDER GEGËS:

“Nuk gjej fjalë sesa shumë dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë në një moment të vështirë për mua. Mesazhet tuaja më kanë mbushur zemrën.

Tani jam drejt përmirësimit dhe shumë shpejt drejt shërimit. Respekt dhe mirënjohje nga unë dhe familja ime. Zoti ju bekoftë”, shkruan Gega.

Top Channel