Njihuni me juristen simpatike të “dashuruar” pas profesionit: Kam punuar 14 orë në ditë

26/11/2020 17:24

Juristen Mira Pogaçi jemi mësuar ta shohim zakonisht në emisionet e mbrëmjeve të televizioneve shqiptare, por këtë të enjte, ajo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku zbuloi më shumë detaje rreth jetës së saj.

Mira tregoi se ka punuar në moshë shumë të re, që 16-vjeçe në një emision në radio. Ajo tha se rroga e parë ishte 200 mijë lekë të vjetra, një shumë kjo që asokohe Mirës i ofronte shumë të mira.

Juristja theksoi se ka punuar shumë për të arritur në këtë standard jetese që aktualisht aplikon. Ajo tha se shpesh i është dashur të punojë 14 orë në ditë, ndërsa zakonisht zbuloi se fle jo më shumë se 4-5 orë në ditë.

Gjithashtu, një pjesë të mirë të kohës ajo ia kushton përkujdesjes për të voglin e saj Daniel, të cilin e përshkroi si dashurinë e saj më të madhe.

“Na takon pak mua dhe vajzave të tjera të japim një shembull, ata që ne bëjmë në jetën e përditshme. Ne kemi disa cilësi që burrat nuk i kanë dhe kjo i ka dhënë terren sidomos në fushën e biznesit. Para shumë vitesh kam punuar deri në 12 të natës, nga ora 8 deri në 12 të natës, 14 orë punë për të kapur gjithçka dhe për t’u barazuar me burrat. Unë kam filluar punë që 16 vjeçe, është një ndër hobit e mia. Puna ime e parë ka qenë në radio, në televizionin publik shqiptar, kam qenë në një emision dhe isha e vogël. Rroga e parë ka qenë me orare kam qenë 200 mijë lekë të vjetra. Në momentin që një vajzë ka buxhetin e saj bëhet më atraktive.

Them faleminderit zotit për çdo gjë. Mendoj që kam shumë për të bërë, për të mësuar, unë e kaloj natën duke mësuar se çfarë janë tregjet e reja, kam kërshëri se çfarë ndodh përtej vendit tonë të vogël. Danieli është fokusi kryesor, imagjino sa e dashuruar jam për punën, akoma dhe më shumë për të. Bëj pjesën e pasdites për të kryer pazaret daljet dhe në darkë i rikthehem punës. Fle pak orë, 4-5 orë në ditë. Tani ndihem mirë që është COVIDI dhe të mos ndihemi keq. Paraqitja tani them që e kam avantazh në moshë më të re e kam pasur disavantazh dhe më është dashur të punoj shumë. Gjërat janë dhe me shans, për të njohur një person dhe të bëhet lidhja për të shkuar diku. Në karrierën time profesionale kam ecur me hapa të avashtë, kështu që gjithçka që të ndodhi eksperiencën time unë e kam”, tregoi Mira.

Top Channel