“Mos më trash mua zërin”/ Plas keq mes Shkrelit dhe Sokos në Open: Ju jeni injorant totalisht

26/11/2020 22:15

Gazetarja Anila Hoxha mbrëmjen e sotme shkoi tek familja Përgega në Proto Romano, të cilët jetojnë prej një viti në një kontenier.

Zëvendës ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Artan Shkreli u përplas me ekspertin e Ekonomisë Pano Soko për rastin në fjalë, deri në ofendime kur ky i fundit i tha me  ironi “merre fute në burg se ka shkelur ligjin”.

Sipas Sokos  zgjidhja më e mirë është që tu jepen para kesh banorëve që ta zgjidhin vetë hallin, ndërsa Shkreli shtoi se nëse bëhen ndërtime pa leje, qytetarët, sigurisht që do  ndëshkohen, futen edhe në burg.

Pjesë nga debati

Soko: ku duan e bëjnë si duan, kur s’duan nxjerrin gjëra të tjera.

Shkreli: Shpronësimi tek treni ka shkuar 5 muaj t’i po thua të ndërtojë ajo pa leje?

Soko: merre fute në burg se ka shkelur ligjin, mos më trash mua zërin.

Shkreli: Ju jeni injorant totalisht, shkoni mësoni para se të vini këtu

Soko: Kujt i thua injorant?

Shkreli: Ju mendoni se flisni apo e bëni për të ngritur nervat e panelit, se nuk e kuptoj

Soko: Kush është paneli more, ti?

Eni Vasili: Po pjesë e panelit është, ju lutem mos ofendoni…

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/11/26/1-vit-pas-termetit-familja-prej-11-anetaresh-jetojne-ne-kontenier-mes-shiut-e-te-ftohtit/

Top Channel