Gazetari i Top Channel ndodhej në Durrës, një vit me pare, kur ekipet e shpëtimit mundoheshin te shpëtonin Diena Karanxhen, e cila u nxor e gjalle por nuk ja doli dhe humbi jetën disa ore me pas ne spital.

Per ore te tera ajo mbajti ne krahë vajzën e saj, Esielen 8 vjeçare, e cila kishte ndërruar jete, por qe Diena, nuk e shkëputi për asnjë moment nga duart e saj. Viktime e tërmetit ishte edhe mamaja e Dienes, Rozana Meçaj.

Por ne këtë pallat gjashte katesh, ku tashme kane mbetur vetëm rrënojat dhe gjurmët e tragjedisë, u shua edhe nje tjetër familje me kater anëtare. Cifti i bashkëshorteve Eduart dhe Dolora Reçi, u nxorren pa jete nga rrënojat se bashku me djalin dhe vajzën e tyre Klaus dhe Krisi Reçi.

Ajet Meçja, babai i Djena Karanxhës, ishte personi i parë që Top Channel intervistoi mëngjesin e 26 nëntorit.

Por Ajeti nuk do të mund t’i dëgjonte më zërat e të dashurve të tij, gruas, vajzës dhe mbesës 8 vjeçare. Një vit më pas, ai u rikthye përsëri pranë rrënojave dhe tregon përjetimin e tij.

Për Ajetin tashmë, duhet që drejtësia të vihet vë vend.

Tërmeti i 26 nëntorit do të ishte fatal për 24 qytetarë në Durrës.

Andi Bora

Top Channel