Kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së/ Trump zgjat afatin e shitjes së TikTok

26/11/2020 17:46

Administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump zgjati afatin e shitjes së aplikacionit kinez për shpërndarjen e videove TikTok deri më 4 dhjetor.

Departamenti i Thesarit në një deklaratë tha se Komiteti për Investime të Huaja i dha kompanisë mëmë TikTok ByteDance një zgjatje një javore nga 27 nëntori për shitjen e saj, duke lejuar kohë për të shqyrtuar një paraqitje të rishikuar.

ByteDance më 11 nëntor paraqiti një apel ligjor për të mbajtur të paligjshëm urdhrin e shitjes nga Trump.

TikTok u ndalua më 18 shtator nga shitoret amerikane të aplikacioneve pasi Trump urdhëroi ByteDance në gusht të shesë pasuritë e saj amerikane, përfshirë TikTok, tek blerësit amerikanë.

Presidenti në shtator dha miratimin paraprak për TikTok që t’i shitet kompanisë së programeve kompjuterike Oracle.

Trump ka argumentuar se TikTok paraqet një kërcënim të sigurisë kombëtare për SHBA-të duke ndarë informacione të përdoruesve amerikanë me qeverinë kineze.

Por, ByteDance mohon këto akuza, duke theksuar se të dhënat e përdoruesve të saj janë të ruajtur jashtë Kinës, duke thënë se është i përkushtuar për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA