“Nga 2026-a dua një fëmijë dhe një dasmë”, Lei Kraja mes lotësh në ‘Ftesë në 5’: Kisha probleme me shëndetin, isha shumë e ngarkuar 18/12 19:05
Ana surprizoi javën e kaluar me zgjedhjen e saj në takim, ajo vendosi të dilte me Blerimin, djalin që i është bashkuar vetëm së fundmi emisionit të dashurisë.
Dyshja takimin e realizoi në një dyqan veshjesh, ku Ana eksperimentoi me veshje të ndryshme. Blerimi, nisi t’i sugjeronte veshje paksa ekstravagante bukuroshes, duke theksuar se ai nuk është aspak xheloz.
Gjithashtu, teksa bisedonin dhe Ana e pyeti Blerimin në lidhje me të shkuarën e karakterin e tij, djali dha një deklaratë që shkaktoi reagime. Ai tha se ka dëshirë e nuk e ka aspak problem që femrën që do të ketë në krahë të bie pre e shikimeve të djemve.
“Mua më pëlqen që femrën time ta gjuajnë të tjerët, nuk e kam aspak problem”, tha Blerimi.
Top Channel