Fjalët e fundit të Diego Maradonas para se të ndërronte jetë i ishin thënë nipit të tij duke i treguar se nuk ndihej mirë. Legjenda argjentinase e futbollit ka vdekur ditën e mërkurë pas një sulmi në zemër në shtëpinë e tij në Tigre, afër Buenos Airesit.
Mediat kanë zbuluar detaje nga momentet e fundit të 60-vjeçarit, i cili kishte ngrënë mëngjes dhe pastaj i kishte thënë nipit të tij, Johnny Esposito, se nuk ndihej mirë dhe se do të shtrihej përsëri.
Një infermiere që kujdesej për Maradonan pas lëshimit nga spitali (si pasojë e operacionit në tru), e kishte thirrur ambulancën dhe disa sosh kishin arritur te shtëpia e legjendës.
Mirëpo, ishte vonë, meqenëse Diego Armando Maradona kishte vdekur në momentin kur arriti ndihma e shpejtë dhe ekipi paramjekësor nuk arriti ta kthente në jetë.
Mediat argjentinase e kanë përshkruar në detaje ditën e fundit të jetës së Kampionit të Botës. Duke nisur nga zgjimi në mëngjes kur dukej i zbehtë dhe ankohej se kishte të ftohtë.
Pas ngrënies së mëngjesit, ishte kthyer menjëherë në krevat duke i thënë fjalët e tij të fundit: “Me siento mal”, që në shqip do të thotë: “Ndihem keq”. Marre nga Telegraf
Top Channel