Java e kaluar u shoqërua me shumë zhvillime në “Për’Puthen”. Pas një revoltimi të momentit, që në fokus kishte Fatjonin, Ana preferoi të largohej nga emisioni.
I vetmi person që e ndoqi nga pas ishte Emini, djali nga Kosova që e ka shprehur hapur pëlqimin dhe besnikërinë për të. Kur u rikthye dhe kërkoi falje për veprimet e bëra, Ana nuk ngurroi të falenderonte Eminin për gjestin e bërë.
Ndërsa puntatën e sotme ajo paralajmëroi një kërcim me të. Fill pas kësaj deklarate, Blerimi, djali që bukuroshja kishte dalë në takim gjatë kësaj jave, shfaqi dëshirën për të kërcyer me Anën.
Vajza nuk e refuzoi ftesën, duke thënë se Blerimi ishte i zgjedhuri i saj në takim. Më pas, Ana nisi vallëzimin me Eminin, e cila u shoqërua nga dy çifte të tjera të formuara.
Mevlani, duke marrë shkas nga vendosja e këngës së tij në sfond, ftoi në vallëzim Sindin, ndërsa Panajoti, një nga djemtë e rinj, ftoi Tean, duke i dhënë një atmosferë plot ngjyrë përfundimit të kësaj të enjteje në “Për’Puthen”.
Top Channel