Ana bën deklaratën e papritur: Së shpejti do të fokusohem tek djemtë që pëlqej

26/11/2020 19:37

Emini është nga të paktët djem në “Për’Përputhen” që e ka orientuar pëlqimin e tij drejt një vajze, Anës.

Ai madje përballoi një provë të bërë nga Ana, e cila i kërkoi rreth një muaj më parë që të largohej nga studio, nëse është në atë emision vetëm për të.

Djali u largua dhe për këtë mori vlerësimet e 24-vjeçarës. Kalimet e javëve, e kanë lënë djalin nga Kosova, disi në hije dhe takimet e tij me Anën nuk kanë ardhur, madje as me vajzat e tjera. Bukuroshja këtë të enjte vendosi të vallëzonte me Eminin, si shenjë falenderimi ndaj tij, për qëndrimin pranë kur ajo u largua nga emisioni pas revoltës me Fatjonin. Pas kërcimit, ajo deklaroi se shumë shpejt do të seleksionojë djemtë që do të dalë në takime dhe do të fokusohet vetëm tek ata që mendon se do të ketë një kimi, duke lënë të nënkuptohet se një ndër ta do të jetë dhe Emini. Ndërkohë i riu, tha se ai nuk e ndoqi Anën nga pas që ta zgjidhte në një takim, duke shtuar, se është tip i duruar dhe për 24-vjeçaren është i gatshëm të presë.

Ana: Unë nuk vendosa papritur të kërceja me të (Eminin), vendosa ta falenderoja me një kërcim. Unë ika nga studio, unë isha shumë e irrituar kam ulëritur pa fund, por ai nuk ikte.
Emini: Unë jam tip i duruar, kam shumë durim, se kam problem. Nuk e bëra këtë gjest për takimin.
Ana: Mund të dalë edhe dy ose tre herë me djem që nuk kam dalë dhe më pas do të bëj një fokusim në djem. Kam nevojë dhe për takime të tjera, do të bëj një zgjedhje më të ngushtë.

FOTO GALERI
4/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA