Alpinistët dhurojnë gjak/ Nisma e ndihmës, pas humbjes së një prej anëtarëve nga Covid

26/11/2020 15:31

Pasi humbën një mik nga Covid 19, shoqata e alpinistëve në Elbasan u bënë bashkë për të ndihmuar ata që sot luftojnë me këtë sëmundje.  

Ata që kanë kaluar Covid dhuruan gjak për t’u ardhur në ndihmë atyre që kanë nevojë. Mimoza Sejdini është ndër të parët që kaluan covidin në Elbasan, ajo bën thirrje për sa më shumë sensibilizim përballe këtij armiku.

Edhe drejtoria e rajonale e shërbimit të transportit rrugor ju bashkua thirrjes së Kryqit të Kuq për dhurim gjaku.

Por frika e virusit ka ulur ndjeshëm numrin e dhuruesve të gjakut. Drejtuesi i Kryqit të kuq Elbasan thotë se të gjitha bankat e gjakut janë në vështirësi ndërsa të sëmurët talasemikë kanë nevoja të shumta.

Dhjetëra dhurues zgjodhën t’i festojnë festat e nëntorit duke dhuruar jetë, kur më shumë se kurrë kemi nevojë t’i besojmë asaj.

Top Channel