“Inkurajojmë edhe vendet e tjera”/ Gjermania dhe Britania përshëndesin njohjen e Kosovës nga Siria Shkolla “Faik Konica” në Prishtinë është shkolla me numrin më të madh të të prekurve me koronavirus.
Në këtë shkollë deri mw tani janë infektuar 30 nxënës dhe 7 mësimdhënës, duke shkaktuar mbylljen e shkollës dy herë radhazi për nga dy javë.
Megjithëkëtë, zëvendësdrejtori tregon se numri i të infektuarve është i ulët krahas numrin të përgjithshëm të nxënësve dhe situata është e menaxhueshme.
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Arsimit, deri mw tani në nivel vendi janë infektuar 379 mësimdhënës, nga të cilët janë shëruar 149.
Ndërsa numri i nxënësve të infektuar ka arritur në 225, prej të cilëve aktiv janë 161.
Si rrjedhojë 47 shkolla në tërë vendin janë duke zhvilluar procesin mësimor tërësisht online, Peja me 9 shkolla, pasuar nga Prishtina me 8 e Vushtrria me 6.
Megjithëkëtë, autoritetet nuk janë duke paraparë kalimin e tërë shkollave në mësim online.
Deri më tani shkollat po i respektojnë udhëzimet e Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Përkatësisht po operojnë bazuar në udhëzimet e përgjithshme për organizimin e mësimit në kushte pandemie, dhe protokollin e reagimit ndaj pandemisë. Shkollat nuk po mbyllen por mësimi po organizohet konform udhëzimeve sipas tri skenarëve. Skenari i parë është tërësisht në shkolla, skenari i dytë është ndarja e nxënësve në dy grupe A-B të cilët me rrotacion ndjekin mësimin një javë në shkollë një javë online dhe skenari tre tërësisht online. Skenarët aplikohen bazuar në numrin e të infektuarve
Top Channel