Trupa e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, më e dashura ndër shqiptarët suprizoi sot pacientët e Spitalit Covid 2, nëpërmjet një koncerti në oborr, me repertorin më të zgjedhur të këngëve popullore.
Ky ishte një koncert ku si rrallë herë, publiku (në këtë rast pacientët) e ndiqnin nga ballkoni. Disa e filmuan koncerti, e të tjerë ja morën edhe valles.
Në emër të gjithë stafit ju falenderoj përzemërsisht ju dhe drejtoren Zana Cela për këtë buketë të mrekullueshme, e cila na bën të thyejmë akullin e pandemisë dhe të shohim me kurajo drejt jetëve të shpëtuara. Uroj që kjo muzikë të ketë depërtuar thellë në shpirtrat e gjithë njerëzve e veçanërisht të pacientëve tanë dhe të shtojë më shumë kurajon për të përballuar këtë situatë shumë të vështirë.
Ishte një emocion shumë i madh kur ti këndon dhe sheh njerëzit që qajnë Në fakt nuk e dija dhe vërejta disa nga kolegët tanë dhe u përlota, sepse cdo njeri ka pasur një njeri dhe një familjar të sëmurë dhe ne jemi njerëz në fund të fundit, packa se kjo është puna jonë.
Akoma jam i emocionuar sepse gjithkujt mund t’i ndodhë që të jetë këtu dhe e mendon si për veten e tij. Falenderim për mjekët dhe pacientët, shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në normalitet!
Pacientët i kanë përshëndetur me dorë performuesit. Kjo ishte një tjetër pamje e spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku së fundi janë raportuar pacientë që kanë zgjedhur ti japin fund jetës duke u hedhur nga ballkoni.
Top Channel