Nëna zemërthyer e djaloshit Ellie, i njohur tashmë si “Mogli” i filmave në jetën reale, ngacmohet nga fshatarët për sjelljen e egër të djalit të saj, duke e quajtur atë “majmun” ose “gorrillë”, pasi kalon të gjithë kohën duke bredhur nëpër pyll.
Ajo detyrohet të ndjekë djalin e saj nëpër pyje për ta kapur me lak, teksa ai kërkon ushqim nëpër lëndina dhe jeton si kafshët.
21 vjeçari Ellie nuk mund të flasë dhe refuzon ushqimin e përgatitur nga nëna e tij adhuruese, e cila beson se i biri është një bekim nga Zoti.
Por ai preferon të kërkojë në pyll për banane dhe fruta të tjera, në pyllin pranë fshatit të tij në Ruanda, ose ndryshe të ushqehet thjesht me bar.
Nëna e tij e përshkruan atë si një fëmijë të veçantë dhe dhuratë nga Zoti, pasi ajo dhe i shoqi kanë humbur me pare pesë fëmijë gjatë lindjes.
I lindur me vështirësi mendore, Ellie nuk shkon në shkollë dhe trembet nga fshatarët e tjerë.
Djali është shfaqur në një dokumentar të rrjetit Afrimax TV, ku tregohet se si është ngacmuar mizorish duke u quajtur ‘majmun’, prej mënyrës së tij të jetesës.
Nëna e tij tregon: “Atij nuk i pëlqen ushqimi. preferon të hajë banane, nuk është i mësuar dhe nuk ka profesion. Gjithçka pëlqen të bëjë është të vrapojë, kur ai shikon njerëz ai vrapon prej tyre. Sa herë që ai nis të vrapojë unë vrapoj pas tij, dhe e ndaloj me një lak që kam krijuar. Në një javë ne kemi përshkuar nganjëherë 230 kilometra”.
“Nëse unë nuk e ndjek ai nuk vjen fare në shtëpi”, shton nëna e përkushtuar.
Në dokumentar tregohet sesi i gjithë fshati mundohen ta mbajnë larg pyllit për ta mbrojtur nga kafshët e egra. Nëna e tij shton: “Ai gjithmonë kullot si një kafshë. Gjithmonë tenton të largohet”.
Ellie përshkruhet si ‘i shpejtë si Usain Bolt’, ai nuk di të flasë dhe komunikon vetëm me duar.
Nëna e tij e ndjek të birin me lak në dorë nëpër pyje, dhe e kap atë sikur të ishte gjah.
Ajo tregon se kur lindi, Ellie ishte ishte sa një top futbolli, thuhet në dokumentarin “Born different” (I lindur ndryshe).
Ajo shton: “Pasi kishin hubur pesë fëmijë në lindje, iu lutëm Zotit të na jepte të paktën një fëmijë me paaftësi, vetëm që të mos vdiste aq shpejt sa të tjerët. Dhe kur e linda atë e dija se ishte një mesazh nga Zoti”.
Ajo shton se fqinjët nuk e konsiderojnë si një djalë por si një majmun, dhe e ngacmojnë vazhdimisht.
“Kjo më lëndon shumë, kur fëmija im shkon dhe kthehet, ai është rrahur. Ata i ulërasin dhe e quajnë majmun. Është shumë e trishtë që njerëzit persekutojnë fëmijën tim. Jo vetëm të vegjëlit por dhe të rriturit e ngacmojnë paturpësisht. Ata e konsiderojnë si një kafshë”.
Një nga fqinjët thotë: “Nëse nuk kontrollohet nga të tjerët ai ushqehet me bar. Të gjithë e dinë se është ndryshe, nuk kemi parë asnjëherë një person që kullot në lëndinë siç bëjnë kafshët. Ai mund të mbijetojë në pyll”.
Top Channel