Almeda Abazi Sayisman dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të dytë.
Lajmi është bërë i ditur pak minuta më parë nga vetë Abazi, e cila në një postim në Instagram, shkruan:
“Bebi numër 2 në pritje. Mezi presim të të takojmë”, krahas tre fotografive me partnerin, duart e të cilit qëndrojnë mbi barkun e tij.
View this post on Instagram
Almeda dhe Tolgahan janë prindër të një vogëlushi, Efehanit. Vogëlushi erdhi në jetë 5 majin e 2019-ës, ku Almedës iu desh të hasej me një lindje të vështirë dhe orë të shumta në sallën e lindjes.
“Ishte nëna ajo që më këshilloi të bëja lindje natyrale pasi kështu do ta përjetoja ndjesinë e të qenit nënë ashtu siç duhet. Djalin e solla në jetë pa marrë injeksione dhe pse e gjithë procedura zgjati plot 15 orë dhe ishte gjithçka shumë e vështirë”, tregoi Almeda.
Top Channel