Keqardhja më e madhe për vdekjen e Diego Maradonas është akumuluar e gjitha në një qytet, Napoli.
Qyteti humbi birin e saj jo më për herë të dytë, por përgjithmonë. Ajo që Maradona i dhuroi ekipit të Napolit dhe të gjithë qytetit në përgjithësi është e pa kompesueshme. Qytetarët janë derdhur të gjithë në rrugë, disa duke përqafuar njëri-tjetrin, ndërsa disa të tjerë, duke ndezur qirinj në nderë të lojtarit të tyre të preferuar.
Pas vdekjes së Maradonës nga arresti kardiak, qeveria argjentinase njoftoi se do të kishte tre ditë zie kombëtare. Por për Napolin kjo është dita zero, është viti zero, është dita më e keqe në jetën e qytetit në 20 vitet e fundit. Ajo ka humbur djalin e saj të preferuar – një nga burrat më të mëdhenj që kanë luajtur ndonjëherë këtë lojë. Të ecësh nëpër rrugët e qytetit është si të jesh protagonist i një filmi tragjik dhe prekës.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Top Channel