Australia në anë të kundërt me botën, përballet me temperatura mbi 50 gradë celsius

25/11/2020 16:56
Australi

Temperaturat në Australi gjatë kësaj fundjave do të shkojnë mbi 50 gradë celsius, kurse vala e të nxehtit do të godasë pjesën më të madhe të jugperëndimit dhe qytetet kryesore të vendit.

Ndërsa një pjesë e botës do të përballet me të ftohtin, në Australi ndodh krejt e kundërta si çdo vit.

“Fokusi i valës së nxehtit do të jetë në pjesën jugore të Australisë, Victoria dhe New South Wales”, ka thënë Din Maramor, ish-meteorolog në zyrën australiane për meteorologji.

Sipas këtij eksperti, të gjithë ata që nuk do të jeni afër ujit për ta ndjerë paksa freskinë, do ta kenë shumë të nxehtë.

Sipas The Guardian, vala e të nxehtit do të fillojë të formohet në shkretëtira, duke vazhduar për në lindje dhe veri. Deri të shtunën pjesën jugore të Australisë do të ketë temperaturat mbi 50 gradë celsius.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA