​Gjermania në zgjedhje të përgjithshme, pritet largimi i Merkel

25/11/2020 15:55

Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Gjermani do të zhvillohen më 26 shtator 2021, vendosi qeveria, ndërsa pritet tërheqja e kancelares Angela Merkel nga politika.

Zëdhënësja e qeverisë, Martina Fietz prezantoi datën, të cilën presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier duhet ta nënshkruajë.

Merkel ka premtuar se nuk do të të kandidojë më pas katër mandateve, duke e lënë të hapur drejtimin e ardhshëm të ekonomisë më të madhe të Evropës.

Ministri i Brendshëm Horst Seehofer kishte propozuar 26 shtatorin si datë zgjedhjesh javën e kaluar, pas bisedimeve me 16 shtetet e vendit dhe me partitë e përfaqësuara në Bundestag, i cili zgjidhet çdo katër vjet. /Atsh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA