Të paktën 140 fëmijë janë vrarë nga policia në SHBA mes viteve 2003-2018.
Sipas lajmit të Daily Mail, gjetjet e hulumtimit të bërë nga spitali pedagogjik edukativ Nationwide Children’s Hospital në SHBA, janë publikuar në revistën “Pediatrics”.
Hulumtimi vë në pah se në SHBA mes viteve 2003-2018 nga intervenimi i policisë janë vrarë 140 fëmijë të moshës 12 deri 17 vjeç, prej të cilëve në vdekjen e 113 fëmijëve rol kanë luajtur armët.
Më tej, sipas hulumtimit, pjesë e madhe e fëmijëve janë pjesëtarë të pakicës dhe 93 për qind meshkuj, fëmijët afroamerikanë kishin gjashtë herë më shumë të ngjarë të vdisnin nga policia sesa të bardhët dhe fëmijët hispanikë kishin tri herë më shumë gjasa të vdisnin nga policia.
Hulumtimi gjithashtu vuri në dukje se çdo vit rreth 1.300 fëmijë në SHBA, shumica meshkuj, vriten duke u qëlluar me armë. Gjithashtu u theksua se këto të shtëna janë shkaktuar nga vëllai ose i afërmi duke luajtur me armë.
“Vdekja e një fëmije për ndonjë arsye është shkatërruese por nëse ndodh si rezultat i dhunës policore, kjo çon në mosbesim në sistem. Modeli i mprehtë i ndryshimit racor dhe etnik e përkeqëson këtë tragjedi. Është e rëndësishme që të hetohen, identifikohen dhe korrigjohen këto politika”, tha liderja e ekipit hulumtues Dr Monika Goyal./AA/
Top Channel