Sërish shuplakë për Fatjonin/ Ana i drejtohet ashpër djalit: Ti na mëson si të sillemi, por vetë…

24/11/2020 19:08
Momenti i largimit të Anës nga emisioni

Ana dhe Fatjoni duket se e kanë ezauruar plotësisht raportin e tyre. Ata kanë vendosur që të mos vijojnë më tej njohjen për shkak të dinamikave të fundit në emisionin e dashurisë.

Le ta nisim nga e para. Ana dhe Fatjoni, ishin nga dyshet e para që shprehën hapur pëlqimin për njëri-tjetrin. Vajza pranoi se e pëlqen 26-vjeçarin, ndërsa ky i fundit u shpreh më i rezervuar tek kjo pjesë, duke kërkuar që Ana të ndryshojë sjelle, e të mos jetë aq e përkëdhelur me meshkujt e tjerë konkurrentë. 24-vjeçarja u shpreh e gatshme të ndryshonte për të. Por, Fatjoni nuk ndanë të njëjtën mendim. Në takimin që bukuroshja kishte me Beartin, ata u panë shumë të afruar me njëri-tjetrin, gjë e cila nuk u prit aspak mirë nga Fatjoni.

Ai shpjegoi se me Anën është ftohur, pasi sipas tij ajo nuk ka mbajtur premtimin e bërë. Në takimin me Melisën, e cila u transmetua të premten e kaluar, Fatjoni u shfaq tepër i lumtur, e nuk i kurseu puthjet dhe përqafimet me vajzën nga Laçi. Fill pas takimit, Ana lajmëroi që kishte shkruar një letër, ku i kishte dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve të ngritura nga Fatjoni. Koha televizive nuk premtoi dhe moderatorja Bora Zemani, lajmëroi se e gjitha do të shtyhej për të hënën. Ky vendim nuk u prit mirë nga Ana, e cila preferoi të largohej nga emisioni, por para se të ndërmerrte këtë hap, ajo u afrua pranë Fatjonit dhe e goditi me shuplakë.

Ndërkohë, puntatën e sotme, në mënyrë surprizë, Ana u rikthye sërish në studio dhe sqaroi largimin e nxituar. Ajo kërkoi falje për sjelljen e treguar dhe shtoi se në atë moment ashtu e ndjeu të vepronte. Ndërkohë Fatjoni, kërkoi shpjegime se përse e goditi me shuplakë. Ana tha se shuplaka ishte për të treguar se Fatjoni kërkon të mësojë të tjerët se si të sillet, por vetë nuk arrin të kontrollojë emocionet e tij. Në këtë moment djali i tha Anës se nëse dëshiron ta godasë prapë është e lirë ta bëjë. Ana e goditi sërish me shuplakë, ndoshta për të treguar se marrëdhënia mes tyre është drejt fundit?!

Ana: Ti do që të sillemi mirë ne, por nuk di si të sillesh vetë.

Fatjoni: Unë s’kam pasur gjë me ty, që të më gjuash me pëllëmbë. Gjithsesi unë të vlerësoj si njeri, por kjo ishte e tepërt.

Ana: Okay.

Top Channel