A e ka parë Mbretëresha Elizabetë serialin “The Crown”?

Seriali “The Crown” i cili transmetohet në platformën Netflix, ka arritur në sezonin e katërt. Por mesa duket ka provokuar reagime jo fort pozitive nga ana e familjes mbretërore britanike. Megjithëse në pamje të parë, kur sapo nisi dukej se mbreterësha Elizabetë ishte shumë entuziaste dhe një nga adhurueset e këtij seriali, tani që ka arritur në sezonin e katërt ku Në qendër të dramës shtjellohet historia e dashurisë midis Lady Dianës me princ Charles, s’ka hije dyshimi që familja mbretërore ka filluar të distancohet nga projekti i Peter Moirganit, duke u ndjerë e shkatërruar nga ngjarjet e krijuara në serial.

Aktorja e cila në serial interpreton princeshën Margaret ka thënë se ka dëgjuar që mbreterëshes Elizabetë i kanë pëlqyer të gjitha episodet. Sipas saj, një miku i saj, i cili ishte i ftuar në një festë, ku për fat të keq nuk njihte askënd, dëgjoi shkarazi bisedën e një grupi të ftuarish, të cilët po komentonin serialin “The Crown”.  Dikush nga mesi i grupit tha: “Gjyshja ime e ardhuroi”. Vajza që e kishte thënë këtë frazë ishte pikërisht mbesa e mbretëreshës Elizabetë, princesha Eugene.

Por, refuzimi i princ Williamit për të parë serialin, fakt ky i konfirmuar nga aktorja Olivia Colman, e cila interpreton mbretëreshën, është një sinjal që familja nuk është dhe aq e interesuar rreth tij.

 

Top Channel