Një monolit u habitshëm prej metali është zbuluar dje nga ekuipazhi i një helikopteri në shkretëtirën e Utah në SHBA, që i ka lënë të shtangura autoritetet vendase.
Zyrtarët e botës së egër pikasën objektin “e pazakontë” teksa vrojtonin tufat e deleve duke fluturuar mbi zonën juglindore të shtetit amerikan.
Zyrtarët thanë se objekti ishte i ngulur në tokë në një shtrat shkëmbor.
Nuk kishte asnjë përshkrim se kush e ka instaluar monolitin, i cili ishte 3.6 metra i lartë.
Piloti i helikopterit Bret Hutchings, tha: “Është gjëja më e çuditshme që kam parë në të gjithë vitet e mia në fluturim”.
Ai shtoi se biologu që po numëronte delet e pikasi i pari objektin e çuditshëm.
Hutchings shton se objekti mund të jetë instaluar nga ndonjë “artist i valës së re”, ose nga ndonjë fans i filmit të vitit 1968 “Odisea e hapësirës”, ku shihen monolite të zeza të krijuara nga specie aliene, sipas një romani të Arthur C Clarke.
Departamenti i sigurisë së Utah tha se “nevojiten hetime të mëtejshme”.
“Është e jashtëligjshme të instalosh struktura apo vepra arti pa autorizim në tokën publike, nuk ka rëndësi nga cili planet je”, thuhet në një dekalartë të autoriteteve, perfshi dhe sensin e humorit.
Autoritetet nuk kanë publikuar vendodhjen e saktë të monolitit, pasi tremben se eksplorues apo aventurierë mund të vihen në kërkim të tij dhe të humbasin ne shkretetire.
Shumica e komentuesve thanë se besonin se është një instalacion i lënë nga një skulptor, siç mund të jenë punimet minimaliste të artistit të ndjerë John McCracken.
Top Channel