“Mos ça kokë fare”/ Alfred Cako i jep recetën Manushit të infektuar me Covid: Për 5 ditë do shërohesh

24/11/2020 18:37

Moderatori i njohur, Edi Manushi ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Këtë të martë ai ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli rreth përjetimit të sëmundjes dhe gjendjes së tij shëndetësore.

Por teksa po bisedonte me Bietën, në ekran, shfaqet një video-mesazh e realizuar nga konspiracionisti Alfred Cako, një nga bashkëpunëtorët e tij në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell. Cako i uroi të shkuara mikut të tij dhe e sugjeroi një mjekim amerikan, që sipas tij, ka efekete të larta kuruese.

“S’më dëgjove mua, kur thoja jo maskë, jo tampon, jo në spital, por dëgjoje më shumë Bledi Manen, mos i dëgjo këto rilindasit shumë më dëgjo mua, hajt të shkuara. Ki parasysh mjekimet e amerikanëve. Mos ça kokë se për 4-5 ditë je i shëruar. Do dalësh për vrap, të mos harrosh vitaminën C, avokado, zink, vitaminën D lëng,” tha Cako.

Top Channel