Ish-banori i “Big Brother”, Erjon Zeqiraj, i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar me të dashurën e tij sportiste, Blerta Ligaj.
Kjo e fundit këtë të martë ishte e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ku zhvilloi një bisedë interesante me Bietën. Bukuroshja tregoi se si ndodhi propozimi romantik nga Erjoni dhe rrëfeu të gjithë reagimin e saj.
Ajo gjithashtu i dha përgjigje zërave për një ndarje mes tyre. Blerta tregoi se para pak kohësh vendosi të fshinte fotot me Erjonin nga rrjetet sociale, për shkak të një angazhimi në modeling, por menjëherë pas këtij veprimi mediat aluduan se çifti ishte divorcuar. Blerta theksoi se ajo dhe Erjoni janë tepër të lumtur dhe asnjë moment nuk kanë qëndruar larg njëri-tjetrit.
“Blerta, nuk e prisja fare e bëri në mënyrë shumë modeste. Ndërsa këtë nuk e prisja fare tha do të iki se më ka humbur një dokument pune. Shikoj unë që vëllai i tij nuk ishte në shtëpi. Më tha provo pak atë fustanin që të bleva. Më thotë mua dil pak në tarracë se është Erjoni. Përderisa jetoja me Erjonin e kisha vendosur që do të isha me të. Duke qenë se unë po merrja pjesë në një aktivitet, vendosa të heq fotot dhe u bë lajm. Unaza për mua është diçka simbolike. Erjoni ka një fytyrë si beb, ajo mimika që më bëri i dhashë direkt dorën”, tha Blerta.
Top Channel