I infektuar me COVID/ Edi Manushi në “Ftesë në 5”: Ndihem mire, ditët e para të qeta…

24/11/2020 17:27

Drejtuesi i emisioneve “E Diell” dhe “Proçesit Sportiv”, Edi Manushi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga Bledi Mane, një prej bashkëpunëtorëve të tij në rubrikën “Rrethi Katror”, në “E Diell”, i cili publikoi lajmin në rrjetet e tij sociale.

Manushi këtë të martë ishte i ftuari i Bietës në emisionin “Ftesë në 5”. Ai tha se ndihet mirë dhe se sëmundja nuk ka shfaqur simptoma tek agravuara tek ai. Ajo që ka bezdisur më së shumti Manushin këto kohë janë këshillat e miqve në lidhje me ushqimet e trajtimin e sëmundjes.

“Kisha dy ndjesi sepse përgjigja erdhi me vonesë. Njëherë thoja inshallah dal negativ, më pas thoja po sikur meqenëse jam mirë të dalë pozitiv. Ndodhi kjo e dyta. Ditët e para janë më të qeta, më pas nga dita e 5 e 6 bëhet më serioze. Na shkoi për shtat kjo, sepse bën pushime. Më shpesh më merr Jeta, një nga bashkëpunëtorët e E Diell. Shumë njerëz më kanë marrë në telefon. Më kanë bezdisur në fakt mesazhet e miqve që më japin këshilla për ushqimet. Por në përgjithësi e gjitha shkon mirë”, tha Manushi.

Top Channel