Në moshën 20-vjeçare, studentja britanike, Lucy Dawson nisi të kishte dhimbje të shpeshta koke, turbullim të shikimit dhe konfuzion.

Mjekët vendosën ta shtronin në një spital psikiatrik dhe aty nisi kalvari tremujor i vajzës, që përgjatë kësaj kohe u dend me qetësues dhe iu nënshtrua trajtimeve ekstreme si elektroshoku. Lucy kalon nëpër kriza të njëpasnjëshme, njëra prej të cilave ishte aq e dhunshme sa e bëri të rrëzohej nga shtrati mbi një radiator duke djegur shpinën aq sa iu dëmtua dhe nervi shiatik.

Por pikërisht atëherë kur u mendua se kurat nuk po funksiononin, mjekët zbuluan se në fakt, diagnoza kishte qenë e gabuar dhe se vajza vuante nga encefaliti receptor antiNMDA. Tani Lucy jo vetëm që i është rikthyer normalitetit, por është edhe një modele e suksesshme. Ajo është e vendosur të bëjë ç’është e mundur që të mësohet më shumë nëpër botë rreth sëmundjes që e bëri të kalonte momente të tmerrshme, e prej të cilës goditen çdo vit në mbarë globin më shumë se 500 mijë persona.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA