Arjoni i publikoi foton/ Tea shfaqet e mërzitur: Ai e ka smirën me mua, merr vëmendje duke shkruar…

24/11/2020 18:34
Arjoni dh Tea

Edhe pse Tea ka konfirmuar se marrëdhënia e saj me Arjonin është krisur, e mes tyre ka marrë fund gjithçka, djali vijon ende të “ngacmojë” bukuroshen.

Së fundmi, Arjoni kishte publikuar një foto në “Instagram”, ku shihej Tea me sy mbyllur. Foto ishte plotësuar me “emoji-n” e një gjysmë hëne, e cila nënkuptonte gjumin. Ky fakt nuk i ka pëlqyer aspak Teas, e cila konfirmoi në studio se djali këto veprime i bën në mënyrë të përsëritur, e qëllimi sipas saj është për të fituar vëmendje.

Tea: Unë me Arjonin kam kohë që nuk merrem dhe t’i jap vëmendje. Ai e ka smirën me mua dhe publikon gjëra negative në rrjete sociale. Është një moment kur kam mbyllur sytë dhe ai ka bërë emojin sikur fle.

Arjoni: Është kuptimi vetë fotoja që tregon. Njerëzit mendojnë që Tea po fliste gjumë që nuk isha unë aty.

Tea: Ai do vëmendje dhe atë e merr duke shkruar gjëra për mua, merr vëmendje, nuk më intereson fare. Arjoni poste të tilla i bën vazhdimisht, unë isha mllefosur aq shumë dhe doja t’i tregoja shiko mor djalë i dashur nëse do të ishte kështu do të përfundonim bashkë.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel