117 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje më të rëndë

24/11/2020 10:38

117 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 4 pacientë janë në respirator dhe 91 pacientë tjerë janë në okisgjenoterapi.

Ndërsa nga ta 17 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“7 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. 117 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator, 91 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 29 të infektuar me Covid-19 dhe atë 10 Mjek, 12 Infermier dhe 7 punëtor të Shërbimit Administrativ dhe Teknik”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Top Channel