Një grup prej shtatë njerëzish kanë vdekur pasi pinë dezinfektues duarsh kur u mbaroi alkooli gjatë një feste në Rusi.
Dy të tjerë janë në gjendje të rëndë pasi kishin konsumuar larës anti-septik duarsh, sipas raportimeve lokale. Incidenti ndodhi në qytezën Tattinsky, të rajonit Jakutia.
Dezinfektuesi i duarve përbëhej nga 69% metanol dhe është shitur me shumicë gjatë periudhës së pandemisë. Njerëzit ishin paralajmëruar më parë të mos e pijnë dezinfektuesin.
Një grua 41 vjeçare, një djalë 27 vjeçar dhe një burrë 59-vjeçar ishin të parët që vdiqën para ardhjes së ndihmës mjekësore me mjete ajrore, të cilët morën me helikopterë gjashtë njerëz të tjerë për t’i dërguar në spitalin e Jakutsk, kryeqyteti i krahinës.
Të shtunën kishin vdekur dhe tre njerëz të tjerë me moshë 28, 32 e 69 vjeç. vdekja e fundit u raportua sot. Në një deklaratë, autoriteti federal i shëndetit publik tha: “Nëntë raste të helmimit me dezinfektues janë regjistruar deri tani, shtatë prej të cilave rezultuan fatale”.
Prokurori vendas tha se helmimi ndodhi si rezultat i pirjes së dezinfektuesit të duarve, për çka është hapur një hetim kriminal.
Top Channel