Kroaci, qyteti i Zagrebit filloi me testet e shpejta për COVID-19

23/11/2020 13:23

Qytetarët e Zagrebit, kryeqytetit të Kroacisë, nga sot në 12 lokacione mund të bëjnë testime të shpejta antigjene për koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa interesimi i qytetarëve ka qenë i lartë.

Qyteti i Zagrebit, i cili ka numrin më të lartë të njerëzve të infektuar me koronavirus në vend, është i pari në Kroaci që filloi zbulimin e shpejtë të COVID-19.

Testet e shpejta antigjene për COVID-19 kryhen në 12 lokacione, para 12 qendrave shëndetësore dhe objekteve shëndetësore që mbulojnë gjithë Zagrebin, në mënyrë që testimi të jetë lehtësisht në dispozicion dhe falas për të gjithë qytetarët që duan të kontrollojnë nëse janë të infektuar me koronavirus.

Qytetarët është dashur të paraqiten paraprakisht për t’u testuar në njërën nga lokacionet sipas vendbanimit.

Qyteti i Zagrebit fillimisht ka siguruar 60 mijë teste, ndërsa është paralajmëruar se sipas nevojës do të sigurohen sasi shtesë. Sipas paralajmërimeve, në 12 lokacionet do të mund të kryhen gjithsej 1.200 teste në ditë.

Testimi është paraparë për të gjithë qytetarët që dyshojnë se janë të infektuar me COVID-19 dhe kanë simptoma karakteristike.

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Zagreb dje ishte 560.

Në 24 orët e fundit, 45 persona humbën jetën në Kroaci dhe u diagnostifikuan 1.973 raste të reja me koronavirus, njoftoi Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA