​Ronaldo synon të qëndrojë edhe një vit te Juventusi

23/11/2020 12:27

Ardhja e trajnerit Andrea Pirlo në krye të Juventusit raportohet se e ka bindur Cristiano Ronaldo-n që të japë edhe më shumë për Juventusin, si dhe portugezi po synon të vazhdojë qëndrimin e tij te “Zonja e Vjetër” deri në verën e vitit 2022.

“TuttoSport” shkruan se Pirlo ka lënë përshtypje të mirë te ylli portugez që nga dita e arë kur erdhi në “Allianz Arena” dhe ai dëshiron që ta ndihmojë ish- mesfushorin e Italisë që të fitojë ne vitin e tij të parë si trajner.

Ronaldo po kalon nëpër një formë shumë të mirë në këtë edicion ku ka realizuar tetë gola në pesë ndeshje dhe është i bindur që ta vazhdojë kontratën me Juventusin deri në muajin qershor të vitit 2022.

Top Channel