​124 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 19 në gjendje më të rëndë

23/11/2020 09:12

124 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali bëjnë të ditur se 3 pacientë janë në respirator dhe 101 janë në oksigjenoterapi. Ndërsa 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 124 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 pacientë janë në respirator, 101 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndërkohë, gjatë fundjavës së fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 515 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësore dhe nga këta 43 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.

Top Channel