Ne vitet 80 ne Shqipëri u be nje zbulim shume i rëndësishëm arkeologjik, i cili megjithatë kaloi si diçka krejtësisht e zakonshme.

Eshte e vështire te shpjegosh arsyet, por autoritetet heshtën e bashke me to edhe opinioni publik nuk mësoi kurrë se çfarë u zbulua.

Ne zonën e Matit janë zbuluar plot 33 varre shkëmbore qe i përkasin periudhës ilire, por qe çuditërisht kane mbetur gjithmonë ne hije.

Banoret sot i quajnë thjesht shpella, guva, por me se shumti burgje. Ne fakt ato janë diçka krejt tjetër.

Zyber Cyrana: Ky ka qene nje burg per te gjithë lagjen, per te gjithë njerezit.

Adem Sulmeta: Keto janë me shekuj te vjetra, me shekuj e ke parasysh.

Jamarber Buzo: Varri ka përmasa te konsiderueshme. Korridori është 2 e 65, dhoma e varrimit qe është ambjenti kryesor ka përmasa 4 me 3 e 65,  lartësi 1,92.

Artan Kurti: Se pse eshte pikërisht ne keto zona ky densitet nuk di ta them,

Çfare ishin këto vend prehje mbi 3 mije vjecare ? Kujt i perkisnin dhe perse u fshehen ? Çfare kane ato te veçante dhe ende te panjohur ? Si jane te ndertuara dhe ku gjenden ? Gjurme shqiptare e gazetarit Marin Mema sjell sonte ne mbremje ne 20:10 nje zbulim me vlera te jashtezakonshme.

Top Channel