Vazhdon sot programi i ditës së shtunë me tre ndeshje interesante në kuadër të Superligës së Kosovës.

Në orën 13:00 fillojnë tre ndeshje për sot, ku Besa pret në shtëpi skuadrën e Dritës, Arbëria është në udhëtim te Feronikeli dhe përballja e fundit i takon Gjilanit e Drenicës.

Orari i ndeshjeve të ditës së sotme është i bashkangjitur më poshtë.

FC Besa (10) – Drita (2), 13:00 (Shahin Haxhi-Islami)

Feronikeli (8) – Arbëria (6), 13:00 (Rexhep Rexhepi Stadium)

Gjilani (3) – Drenica (4), 13:00 (Gjilan City Stadium)

Top Channel